Gruaja që u bë nënë gjatë shpërthimit në Beirut, shpëtoi së bashku me foshnjën

Shpërthimit shkatërrues në Beirut i ka shpëtuar një grua që po priste të lindte fëmijën.

Derisa Emmanuelle po përgatitej për lindje bashkëshorti i saj Edmond, regjistroi me kamerë tërë momentin e tmerrshëm të shpërthimit në kryeqytetin e Libanit, të martën mbrëma.

“Dëgjuam zhurmën ndërsa gjithçka po binte përtokë, xhami, mjetet, asgjë nuk ishte aty. Tavani kishte rënë, isha i frikësuar se ajo apo foshnja ishin lënduar. Ajo ishte e mbuluar me xhama, u mundova ta largojë së pari gruan time nga aty. E nxora jashtë shtratin, pastaj ndihmova edhe mjekët dhe infermierët. Nuk kishte ilaçe më, ishte lindje e stilit të vjetër”, ka thënë Edmond Khnaisser për BBC-në.

Pas një orë e gjysmë nga shpërthimi, Emmanuelle lindi djalë dhe të dy janë në gjendje të mirë.