Gruaja që nuk e kishte idenë se ishte shtatzënë zgjohet me dhi*mbje dhe lind foshnjën (FOTO)

Një grua që nuk e kishte idenë se ishte shtatzënë u zgjua me dhi*mbje tor*tu*ruese dhe më pas e lindi foshnjën në shtratin e saj.
20 vjeçarja angleze, Georgia Crowther tha se ishte ndjerë e fryrë, por nuk ishte në dijeni se ishte shtatzënë për herë të dytë, e aq më pak në muajin e nëntë të shtatzanisë.

Ajo dhe partneri i saj Calvin Home ishin kthyer në shtëpi nga një darkë familjare dhe kishin shkuar në shtrat kur Xhorxhia u zgjua rreth orës 3 të mëngjesit me dhi*mbje tor*turuese.
Pasi u thanë se një amb ulance i duheshin gjashtë orë për të mbërritur, Georgia mbeti në shtrat ndërsa Calvin zbriti poshtë për të parë vajzën e tyre dyvjeçare, Isla-Mae.

Kur ai u kthye lart për të kontrolluar partneren e tij, ajo ishte ulur në dysheme dhe i kishte filluar procesi i lindjes.
“Calvin ishte poshtë me vajzën tonë dhe ai mendoi se unë isha në gjumë, kur ai doli unë isha në dysheme dhe e linda fëmijën” tha Georgia.

Djali i vogël i Calvin dhe Georgia, Vincent Home, lindi në orën 08:05 të mëngjesit të së shtunës.
Nëna dhe foshnja u dërguan në Spitalin Royal Oldham ku qëndruan për disa ditë për t’u siguruar që ishin të shëndetshëm.
Vincent fillimisht u transferua në kujdes int*ensiv për shkak të një inf*eksioni, por për fat mjekimi shkoi mirë dhe të dy u kthyen shëndoshë e mirë në shtëpi.