Gruaja përjashtohet nga Kopshti Zoologjik, pati aferë dashurie me shimpanzenë (FOTO)

Një grua është përjashtuar nga vizitat për shimpanzenë e saj të dashur, sepse kopshti zoologjik thotë se “marrëdhënie e tyre” po bën që shimpanzeja të ndihet e dëbuar nga shimpanzetë e tjera Adie Timmermans ndihet e zemëruar pasi që një kopsht zoologjik në Antwerp të Belgjikës, ia ka ndaluar asaj vizitën e një shimpanzeje 38 vjeçare të quajtur Chita, për shkak se marrëdhëniet e tyre u konsideruan si të pashëndetshme për socializimin e tij me shimpanzetë e tjera.

Timmermans, e ka vizituar Chitan në baza javore për katër vite. Ajo thotë se fillimisht ata ishin shokë, por më vonë kjo gjë u bë një “marrëdhënie” e vërtetë. Gjatë vizitave të tyre, ata thuhet se janë puthur me njëri tjetrin dhe dëshironin që të thyenin xhamin.
“E dashuroj atë kafshë dhe ai me dashuron mua. Nuk kam asgjë tjetër. Pse ata dëshirojnë që ta largojnë nga unë?”, ka thjënë Timmermans, zemërthyer, për Antwerp TV.
“Ne kishim një aferë, po e them. Dhjeta vizitorë të tjerë lejohen për të bërë kontakte. Pse unë jo?”.

Një zëdhënëse e kopshtit zoologjik tha që shimpanzetë e tjera po e përjashtojnë Chitan nga grupi për shkak se ai ka pasur kontakt me njerëzit. Pra, kur mbyllet kopshti, ai i kalon 15 orë i vetmuar, si rezultat i këtij dëbimi.
“Kur Chita vazhdimisht është i rrethuar me vizitorë, kafshët e tjera e injorojnë atë dhe nuk e konsiderojnë më pjesë të grupit të tyre”, tha kuratorja e Kopshtit Zoologjik, Sarah Lafaut.
“Një kafshë që është në fokusin e njerëzve dhe rri me ta, nuk respektohet nga kafshët e njëjta. Ne dëshirojmë që Chita të jetë shimpanze, sa më shumë të jetë e mundur”.

Chita ishte një këlysh kur ishte sjellë në kopsht zoologjik në moshën tetë vjeçare.
Pavarësisht se kanë kaluar 30 vite nga kapja e tij, interesimi i tij për njerëz ka mbetur dhe zyrtarët e kopshtit zoologjik janë të shqetësuar se Chita nuk do të jetë i aftë që të ri-integrohet në shoqërinë e shimpanzeve më.