Gruaja nga Tirana bën për spital bashkëshortin, porosit dy burra që ta rrahin

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur së fundmi në Tirane, ku një 33-vjeçare eshte arrestuar sepse ka ushtruar dhunë te vazhdueshme ndaj bashkëshortit te saj 35-vjeçar.

Sipas policise, motivi pas këtij akti është dhuna e vazhdueshme të bashkeshorti kishte ushtruar ndaj saj.

Në daten 31 gusht, Eranda Sina kishte lëne nje takim me bashkeshortin prane Urës së Institutit, por në vendtakimin e caktuar, kanë shkuar dy persona ende të paidentifikuar, te cilët kanë ushtruar dhunë ndaj 35-vjeçarit.

Per shkak të sulmit, 35-vjeçari eshte dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar personat e perfshirë në këtë akt dhune.