Gruaja nga Tetova sulmohet fizikisht nga bashkëshorti dhe vajza e tij nga martesa e mëparshme

Dje, zyrtarë policorë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë kanë arrestuar M.I. (50) nga Tetova. Ai është denoncuar nga bashkëshortja e tij 40-vjeçare se në shtëpinë e tyre familjare, ai dhe vajza e tij nga martesa e mëparshme e kanë sulmuar fizikisht, informon SPB Tetovë.

Aktualisht po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës do të vijojë procedura përkatëse.