Një 65-vjeçare, bashkë me vëllain e saj 56-vjeçar ia ka vjedhur bashkëshortit 400 mijë franga zvicerane Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Tetovë gjatë periudhës prej 4 deri më 8 qershor të këtij viti.
Një 65-vjeçare, bashkë me vëllain e saj 56-vjeçar ia ka vjedhur bashkëshortit 400 mijë franga zvicerane dhe më pas ka ikur për në Zvicër, raportojnë mediat shqiptare në Maqedoninë Veriore.
“Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë, deri te Prokuroria Publike Tetovë, ka parashtruar kallëzim penal kundër A.H.(65) nga Reçica e Vogël dhe vëllai i saj S.S.(56) nga Bosnje e Hercegovina, për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale ‘vjedhje e rëndë’.