Me datë 12.01.2025 në ora 02.10 në fshatin Dobërdoll të Gostivarit, zyrtarët policorë të NjP-Gallatë, kanë privuar nga liria D.G (26) nga Republika e Shqipërisë, me banim në fshatin Bërvenicë të Tetovës, e cila është sjellë në mënyrë agresive dhe ka penguar punonjësit e policisë në kryerjen e detyrës zyrtare. Ajo është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit ndaj saj do të bëhet kallëzim përkatës.
Ballina Lajmi i Dites Gruaja nga Shqipëria arrestohet në Bërvenicë pas sjelljes agresive ndaj zyrtarëve policor