Më 22.10.2024, në ora 15:00, në Sektorin për Punë të Brendshme të Shkupit, një grua 68-vjeçare nga Shkupi raportoi se gjatë periudhës nga 07.10.2024 deri më 20.10.2024, ajo ishte mashtruar për shumën prej 215,497 denarësh. Sipas raportit, mashtrimi është kryer përmes një rrjeti social, duke i premtuar një investim të rremë në kriptovaluta, ku në atë periudhë kohore, e dëmtuara kishte transferuar paratë në një llogari bankare që i ishte dhënë më parë nga një person. Po ndërmerren masa për të sqaruar rastin.