Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje rreth orës 11:37 minuta ka arr*estuar një grua në Prizren, pasi që e njëjta kishte ushtruar dhu*në fizike ndaj bashkëshortit të saj.
Në një njoftim të policisë së Kosovës, thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
“Prizren 26.08.2021 – 11:37. Është raportuar se e dyshuara femër kosovare ka ushtruar dhu*në në familje duke e su*lmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. Vik*tima është dërguar në tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe e vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.