Gruaja nga Prishtina që ka një biznes të rrallë

Edona Demaj, nga Prishtina, qe tre vjet udhëheq një biznes për përpunimin e vajrave të përdorur ushqimorë.
Vajrat e tilla llogariten si një nga ndotësit më të mëdhenj të tokës dhe ujit.
Me qëllim mbrojtjen e ambientit, biznesi i Edonës i mbledh ato nga gastronomia dhe i eksporton jashtë vendit.