Gruaja nga Malisheva rra*het brutalisht nga tre fqinjët e saj, ua kërkoi borxhin

Në fshatin Lubizhdë të Komunës së Malishevës, një femër është rr*ahur bru*talisht nga tre fqinj të saj.
Mësohet se rasti ka ndodhur në ora 12:30. Tre meshkujt, babai me dy djemtë e tij (Ahmet Kilaj, babi, Leutrim dhe Fitim Kilaj, bijtë e Ahmetit), kanë sulmuar viktimën femër, fqinjën, Lirie Kilaj.

Vi*ktima kishte shkuar të kërkonte borxhin prej 5600 eurove, të cilin para disa kohësh ia kishte marrë Ahmet Kilaj për të luajtur bixhoz.
Su*lmuesi që disa kohë i kishte premtuar se do ja kthente por asnjëherë nuk e kishte kryer obligimin.
Lire Kilaj është një grua e divorcuar, që jeton me vajzën e saj tek vëllai në Lubizhdë. Ajo jeton me asistencë sociale dhe nuk ka burim tjetër të të ardhurave.

Ajo kur kishte shkuar në shtëpinë e Ahmet Kilajt, ai së bashku me dy djemtë e tij kishin rrahur atë.
Menjëherë pas rastit, Lirie Kilaj kishte paraqitur rastin në Polici të Kosovës. Zyrtarët policor kishin arrestuar të tre su*lmuesit por pas 40 minutave që të tre ishin liruar në procedurë të rregullt, pa asnjë masë ndëshkimi.
Viktima e ka paraqitur rastin në Inspektorat dhe tash rasti është në shqyrtim. Ajo ka pranuar tremtan mjekësor dhe nuk është në gjendje të mirë.