Gruaja nga Luboteni i Shkupi, ishte në kontroll në Spitalin “8 Shtatori” dhe ndërron jetë në dhomën e kontrollit

Një grua 43-vjeçare nga fshati Luboten, në afërsi të Shkupit, ka ndërruar jetë në spitalin “8 Shtatori”. Më 18.10.2024, në orën 14:30, në SPB Shkup është raportuar nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “8 Shtatori” se në Qendrën e Urgjencës, ndërsa ishte në dhomën e kontrollit, ka ndërruar jetë M.S. (43) nga fshati Luboten, Shkup, njoftuan nga MPB.

Vdekja është konstatuar nga mjeku pa shenja dhune, dhe me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i të ndjerës është dërguar për autopsi.