Një tragjedi e rëndë ka pllakosur dje Kanjonin e Matkës dhe vizitorët e saj.
Rreth orës 16-të një shqiptare e re nga Kosova i është afruar lumit Treska për t’i larë duart, mirëpo fati i keq ka qêlluar që të rrëshqasë në ujë, thonë dëshmitarët okular.
Ujërat e shpejta në Matkë nuk i kanë lënë hapësirë kosovares që të del në brigje, ndërsa situatën e ka rënduar shtatëzania e saj.
Më në fund disa persona kanë arritur ta nxjerrin jashtë lumit kosovaren M.Curri (Mustafaj). Por ka qenë gjithçka vonë, sepse tashmë shpirti i saj i ishte drejtuar amshimit, theksojnë tutje dëshmitarët okular për Almakos.
Sipas tyre ndihma e shpejtë është vonuar më shumë se një orë. Identiteti i kosovares
Për detaje më të hollësishme do të ju njoftojmë gjatë ditës së sotme.