MPB ka njoftuar se me datë 09.10.2024 në ora 11:50 në SPB Tetovë, 56 vjeçarja, banuese e Leunovës së Gostivarit, ka raportuar se para një objekti hotelerik në rrugën e ,,Ilindenit” në Tetovë, bashkëshorti i saj R.Gj. e ka sulmuar fizikisht. Po merren masa për zbardhjen e rastit.