Gruaja nga Gjakova ankohet se burri i vdiq nga pakujdesia e mjekëve, policia po e heton rastin


Rasti i vde*kjes së një qytetari në Spitalin e Gjakovës është duke u hetuar njofton Policia e Kosovës.

Sipas policisë bashkëshortja e të nderit i cili ka vd*ekur më 23 korrik ka shprehur dyshime se mjekët kanë neglizhuar rastin e pacientit.

“Më 24.07.2020 ankuesja femër kosovare ka informuar se bashkëshorti i saj vik*tima mashkull kosovar ka vd*ekur më 23.07.2020 dhe shprehë dyshimin se vik*timës për shkak të neglizhencës dhe mosmarrëveshjes së stafit mjekësor nuk i ishte ofruar trajtim mjekësor. Rasti është duke u hetuar” thuhet në njoftimin e policisë.