Gruaja nga Brodeci i Tetovës që i shoqi i vr*au fëmijët zgjohet nga koma!

Pas vrasjes së dyfishtë në Glinde, nëna e dy fëmijëve të ndjerë zgjohet nga koma”

Ky është titulli i artikullit të publikuar këtë të enjte nga media gjermane BILD, e cila ka përcjella të tjera të dhëna mbi tragjedinë e ndodhur pak ditë më parë, ku një 44 vjeçar shqiptar qëlloi për vdekje dy fëmijët e mitur 11 e 13 vjeçare, të shoqen e në fund i dha fund vetes.

BILD shkruan se e vetmja që i mbijetoi tragjedisë ishte Avdije R, nëna 38 vjeçare e cila më në fund ka dalë nga koma.

“Sesi e ka përjetuar vdekjen e djemve dhe çfarë e shtyu të shoqin të kryente aktin e rëndë, 38 vjeçarja ende nuk është pyetur”-shkruan media gjermane, e cila po ashtu citon dhe prokurorin publik.

“Ajo ende nuk është marrë në pyetje, pasi një veprim i tillë nuk është i justifikueshëm ende, duke patur parasysh gjendjen e saj shëndetësore”-tha prokurori këtë të enjte.
Ndryshe gruaja eshte lindur dhe rritur ne fshatin Brodec te Tetoves.