Një grua në Pejë gjatë ditës së djeshme ka raportuar në polici se pasi kishte dalë me kolegë të punës për iftar, me t’u kthyer në shtëpi, bashkëshorti e saj nuk e ka lënë të futet në shtëpi, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
I njëjti është arrestuar e më pas me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i policisë:
DHUNË NË FAMILJE
Pejë 30.03.2024-20:50. Viktima femër kosovare ka raportuar se pasi kishte dal me koleg të punës për të ngrënë iftar, kur ishte kthyer në shtëpi, bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar nuk e ka lejuar që të hy në shtëpi. I dyshuari është arrestuar, dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.