Gruaja e zëvëndës ministrit të Arsimit Lulzim Aliut, Mendime Aliu ka një muaj që është angazhuar si këshilltare një Universitetin Shën Kirili dhe Metodi. Udhëtimet e përditshme të zëvëndësit Aliu kanë bërë që gruaja e tij ta lë punën në shkollë në Kërçovë dhe të angazhohet si administratore në Universitet, thotë zëvëndësministri Aliu. Ai shton se nuk bëhet fjalë për nepotizëm por se punën e ka fituar në bazë të rregullt me konkurs, raporton Klan M.
“Ajo ka 20 vite që punon në shkollë në Kërçovë,pasi që jemi transferuar në Shkup ajo ka aplikuar për punë në Univeristet. Ajo është magjistre dhe atje ka pasur rrogë më të madhe se këtu në Universitet. Unë e kam analizuar këtë çështje dhe aspak nuk bëhet fjalë për nepotizëm përshkak se unë nuk jam në marrëdhënie pune atje por tani jam në ministri. Ajo ka konkuruar në konkurs të rregullt dhe ka një muaj që punon atje” – tha Lulzim Aliu.
Deri te inspektorati Shtetëror i Arsimit nuk ka arritur asnjë parashterësë deri më sot por drejtori i këtij institucioni thotë se prej nesër do të dalin në terren për të inspektuar këtë çështje.
“Deri tani deri te Inspektorati shtetëror për Arsim nuk ka arritut ndonjë parashtresë apo ankesë për rastin në fjalë dhe ne nuk kemi informacione mjaftueshme që të konstatojmë apo te themi diçka por sigurisht që pas informatës do të realizojmë një inspektim që të shohim për rastin në fjalë” – deklaroi Ardian Musliu, drejtor ne inspektoratin shteteror te Arsimit.
Nga Antikorrupcioni thonë që duhet të shqyrtohet mënyra dhe procedurat se si është punësuar gruaja e zëvëndësministrit gjatë kohës kur ai është në pozitë të lartë në ministri të Arsimit. /KlanMacedonia/