Gruaja e Valon Behramit, shpallet kampione e botës në garën e skijimit

Skijatorja zvicerane ishte më e shpejta në këtë garë duke arritur në finish për  1:15.63 sekonda.

Ajo ishte për 0.93 sekonda më e shpejtë se austriakja Tamara Tippler.

Gut-Behrami tani ka 14 nga 28 fitoret e saj në Kupën e Botës në karrierë në disiplinën super-G që kërkon shpejtësi, aftësi teknike dhe një aftësi për të improvizuar përmes portave të panjohura, shkruan albinfo.ch.

Kjo është fitorja e dytë radhazi në Kupën e Botës Supër G, pas fitores ditë më parë ku Lara Gut – Behrami fitoi garën e skijimit alpin të mbajtur në St.Anton të Austrisë.

29 vjeçarja është e martuar me futbollistin shqiptar që ka luajtur për përfaqësuesen e Zvicrës, Valon Behramin dhe nga sezoni 2019 ka garuar duke përdorur edhe mbiemrin Behrami.