Gruaja e thirri policinë për t’u ankuar se i dashuri i saj nuk donte ta puthte

Një grua e thirri policinë për t’u ankuar se “i dashuri i saj nuk donte ta puthte”, ka thënë Policia e Lincolnshire (Angli).

Forca u ka bërë thirrje njerëzve që të përdorin numrin e urgjencës vetëm kur “jeta ose prona janë në rrezik”.

Thirrje të tjera “thjesht të pabesueshme” kishin të bënin me oraret e trenit, një numër për një dentist dhe thirrjen për të raportuar se dikush nuk kishte ujë.
Policia ka deklaruar se rreth Krishtlindjeve ishte një nga periudhat më të ngarkuara të vitit, shkruan BBC.

“Të na telefonosh në 999 sepse i dashuri yt nuk do të të puthë është e paarsyeshme”, ka thënë policia e Lincolnshire.