Gruaja e Stojançes emërohet këshilltare kryesore në Sektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar në MPB

Jasminka Angelova, bashkëshortja e drejtorit të për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angelov, është emëruar si këshilltare kryesore në Sektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Këtë informacion e kanë konfirmuar zyrtarisht nga Ministria e Punëve të Brendshme për gazetën “Fokus”.

Ju njoftojmë se punonjësja Jasminka Angelova është emëruar si këshilltare kryesore për shtetet fqinje dhe Europën Juglindore në Departamentin e Bashkëpunimit Bilateral në Sektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Departamentin e Bashkimit Evropian dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, njoftojnë nga Ministria për “Fokus”. Ajo kthehet në Ministrinë e Punëve të Brendshme pas një transferimi të mëparshëm në Agjencinë e Inteligjencës.