Gruaja e rrah burrin në Mitrovicë

Në vendin tonë janë bërë alarmante rastet e dhu*nës në familje, konkretisht ato kur burrat po ushtrojnë dhu*në fizike ndaj grave të tyre, apo po i kërc*ënojnë ato në forma të ndryshme.
Vetëm në 24 orët e fundit, Policia ka bërë të ditur se janë raportuar 8 raste kur burrat kanë rra*hur gratë e tyre, apo kërc*ënuar.

Por ka raste kur edhe gratë po i rra*hin burrat. Një rast i tillë ka ndodhur në Mitrovicën e Veriut.
Policia ka njoftuar se në Mitrovicë të Veriut mbrëmë rreth orës 20:40, vi*ktima mashkull kosovar ka deklaruar se pas një mosmarrëveshje është su*lmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare.
“E dyshuara kishte te*ntuar ta go*diste vi*ktimën me një mjet të mbrehtë (thikë). Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.