Gruaja e qëllon me thikë pasi burri ia hodhi gatimin

Një çift në Tiranë është aq i pandashëm sa edhe për dhu*nën në familje do gjykohen së bashku. Ata janë të dy të moshuar, burri i moshës 79 vjeç dhe gruaja e moshës 71 vjeç dhe u grindën aq shumë me njëri tjetrin për ushqimin sa më pas u goditën me ç’të mundnin ku nuk munguan as flakja e tenxhereve dhe tepsive.

Në dosjen që TCH disponon thuhet se kallëzimi u dorëzua nga e moshuara me inicialet L.S e cila tregon se bashkëshorti mbasi u kthye në banes, ajo e kishte pritur që të drekonin së bashku.
‘Im shoq më kërkoi llogari pse dhe për kë gatuaja kaq shumë ushqim dhe nisi t’më godasë me grushta’ – thotë e moshuara.

Por kur policia ka thirrur 79 vjeçarin- ai ak*uzoi gruan se kur e pyeti pse gatuante sikur ishin tre persona në shtëpi, ajo nxorri tepsinë dhe e gjuajti. Pas kësaj përshkruan prokurorja e çështjes, të dy u konfliktuan me enët e kuzhinës derisa gruaja mori thikën e kuzhinës dhe e qëlloi mbasi i shoqi flaku gatimin. Të dy ata përveç ak*uzës së ngritur nga prokurorja Suela Salavaci kanë marrë urdhër mbrojtjeje nga njëri-tjetri.

Por gjykata civile thotë se e gjendur në kushtet kur ka përsëritës po aplikon largimin nga banesa të dhu*nuarit. Ndërsa dhu*na vijon të jetë në rritje , sipas policisë përveç 350 burrave të arrestuar po vërehet që ka një trend tnë rritje të grave që po dhu*nojnë vjehrrën, motrën apo kunatën.