Burimet bëjnë me dije se një 44 vjeçar me inicialet A.M është larguar nga banesa e tij në Kuçovë që nga data 13 dhjetor dhe nuk ka asnjë njoftim për vendodhjen e tij.
Familjarët kanë pritur që ai të kthehet, më pas kanë nisur kërkimet dhe kur nuk kanë marrë asnjë lajm i janë drejtuar për ndihmë policisë.
‘Më datë 14.12.2021 ka bërë kallëzim shtetasja G.M, pasi në datë 13.12.2021, është larguar nga banesa bashkëshorti i saj, shtetasi A.M., 44 vjeç, banues në Kuçovë. Po punohet për gjetjen e tij#, citohet në njoftimi e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.