Gruaja e fuqishme – Merkel një lidere e shkëlqyer që la Gjermaninë e lartësuar

Drejtori i EMBA HSG, Alexander Zinser ka shkruar disa fjalë për kancelaren gjermane Angela Merkel, duke e lartësuar atë në formën më të mirë të mundshme, dhe duke bërë një rezyme për punën 16 vjecare që ajo ka bërë si udhëheqëse e Gjermanisë.

Zinser, që udhëheqë programin për gjermanofolësit EMBA HSG, shkrimin e tij e ka nis duke thënë se Merkel, tregoi një shembull të shkëlqyer të udhëheqjes me aftësi, përkushtim dhe sinqeritet.
Ai po ashtu ka ndarë disa pjesë interesante nga pyetjet që gazetarët ndër vite i kanë bërë gruas më të fuqishme në botë ndërsa ka shkruar se Merkel po shkon duke e lënë Gjermaninë si një vend lider në Evropë.

Shkrimin i Zinser:
Duke qenë me kombësi gjermane, jam krenar për kancelaren tonë, znj.Angela Merkel. Kancelarja e parë grua e Gjermanisë, u përshkrua po ashtu si udhëheqësja “de facto” e Bashkimit Evropian dhe gruaja më e fuqishme në botë.
Angela Merkel u zgjodh nga gjermanët në vitin 2005 për të qenë kancelare e tyre. Për mbi 16 vjet ajo tregoi një shembull të shkëlqyer të udhëheqjes duke treguar aftësi, përkushtim dhe sinqeritet.

Në këto gjashtëmbëdhjetë vjet pushtet, nuk pati rebelime në vendin e saj. Ajo nuk emëroi asnjë nga të afërmit e saj në një post shtetëror. Ajo nuk pretendoi të ishte krijuese e lavdisë.
Nuk kishte shembull tjetër të reagimit të gjermanëve në gjithë historinë e vendin. Që të gjithë dolën në ballkone të shtëpive të tyre dhe duartrokitën për 6 minuta rresht. Ovacion i stuhishëm në të gjithë vendin.

Gjermania i tha lamtumirë liderit të saj, fizikante dhe kimistite kuantike, e cili nuk u tundua nga moda e fundit, nuk bleu prona të paluajtshme, makina, jahte dhe avionë privat. Ajo la postin e saj duke lënë Gjermaninë e lartësuar. Ajo largohet derisa të dashurit e saj nuk pretendojnë përfitime.
Për gjashtëmbëdhjetë vjet, ajo kurrë nuk ndryshoi stilin e veshjes së saj. E kjo u kishte rëbnë në sy edhe gazetarëve, ku në një konferencë për shtyp, mori një pyetje interesante: “Ne e kuptojmë që ju keni veshur të njëjtin kostum, a nuk keni një tjetër?”, Merkel u përgjigj: “Unë jam nëpunës civil, jo modele”.

Por nuk ishte vetëm kaq. Në një konferencë tjetër për shtyp, ajo u pyet nga një gazetarë në lidhje me mirëmbajtjen e shtëpisë së saj: “A keni një amvise që pastron shtëpinë tuaj, përgatit ushqim, etj” e përgjigja e Merkel ishte: “Jo, nuk kam shërbëtorë dhe nuk kam nevojë për ta. Burri im dhe unë e bëjmë këtë punë çdo ditë në shtëpi”.
Pastaj një gazetar tjetër pyeti: “Kush po i lan rrobat, ti apo burri yt”, Merkel u përgjigje: “Unë palosi rrobat ndërsa burri im është ai që drejton lavatriçen”.

Merkel jeton në një apartament modest si çdo qytetar tjetër. Jetonte në këtë apartament para se të zgjidhej Kancelare e Gjermanisë. Nuk e ka ndërruar kurrë atë apartament, derisa nuk zotëron asnjë villë të vetme, shtëpi, pishina apo kopshte.
Angela Merkel, kancelarja e ekonomisë më të madhe të Evropës, do të mbetet gjithmonë një shembull i shkëlqyer i lidershipit, i nxitur nga vlerat, parimet vetëmohuese, faktet dhe ndjeshmëria.
Udhëheqja nga një grua!