Gruaja e Erolld Musliut merr grant prej 620.000 euro nga qeveria, akuzojnë nga VMRO-DPMNE

Erold Musliu, drejtori i Agjencisë së Zbulimit është në qendër të një skandali. Përderisa është zyrtar i emëruar nga Pendarovski, gruaja e tij ka marrë grante prej qindra mijëra eurosh, akuzojn sot nga opozita VMRO-DPMNE.

Ata thonë se bashkëshortja e tij ka marrë një grant prej 620 mijë eurosh përmes organizatës së saj joqeveritare.

Për t’i marrë paratë gruaja e Erold Musliut, Qeveria është dashur të lidhë memorandum me Konsorciumin e Organizatave Joqeveritare, themelues i të cilit është organizata joqeveritare e gruas së tij.

Ndryshe, bashkëshortja e Musliut nuk ka mundur ta marrë grantin prej 620 mijë eurosh përmes Konsorciumit të OJQ-ve, thonë nga partia.