Gruaja 116-vjeçare fiton betejën me koronavirusin

Një grua 116-vjeçare me emrin Ayşe Karatay në qytetin perëndimor të Turqisë, Eskişehir, ka fituar betejën me COVID-19. Karatay, e cila ishte diagnostikuar para rreth tri javësh, ishte marrë në kujdes intensiv në Spitalin e Qytetit.

Djali i gruas së moshuar, Ibrahim Karatay, në deklaratën për gazetarët tha se janë ndier shumë të lumtur kur e kanë marrë lajmin se nëna e tyre është shëruar, raporton Anadolu Agency. Ai tha se nëna e tij ka marrë vetëm një dozë të vaksinës.

“Ishte e vaksinuar vetëm me një dozë Sinovac. Nuk kishte marrë dozën e dytë. Të kishte marrë dozën e dytë ndoshta do të kalonte më lehtë. Inshallah do te jetë më mirë. Ajo është sëmurë me virusin para tri javësh në mesin e familjarëve”, tha ai.
Karatay falënderoi personelin mjekësor për shërbimin ndaj nënës së tij.