Grindet pushteti me Odat Ekonomike, përplasje për shkak të…

Përderisa opinioni është i preokupuar me probleme dhe sfida që i solli kriza me koronavirusin, këto ditë po zhvillohet debat i ashpër në lidhje me atë se sa punëtorë do të mbesin pa vendet e tyre të punës. Përplasjet filluan pasi që Oda hotelierike mbajti konferencë për media dhe i porositi Qeverisë që nuk do të shfrytëzojnë masat ekonomike dhe që ajo të kujdeset për 15 mijë punëtorët e pezulluar nga puna. Pushteti me kundër sulm ndaj pronarëve të objekteve hotelierike. Ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, deklaroi se nuk janë real numrat për punëtorët e dëbuar nga puna dhe se masat e Qeverisë për ndihmë janë të mjaftueshme dhe joselektive, andaj, siç tha ai, një numër i madh i pronarëve të objekteve hotelierik kanë aplikuar për to.

“Qeveria që në fillim të krizës kishte mirëkuptim të plotë për sektorin e turizmit, hotelierisë dhe transportit, andaj nga këto masa të para që i solli, i përfshijnë pikërisht këto sektorë me mundësinë që ata të përdorin kredi pa normë interesi dhe kontribute të subvencionuara”, Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.

Me reagim të ashpër u paraqit kryetarja e Lidhjes së odave ekonomike, Daniella Arsovska, e cila në profilin e saj të facebook-ut ka shkruar:

Daniella Arsovska, LOE:

“Nuk është hera e parë që të shohim ministër duke gënjyer”! “Dhe të sulmoj pa turp dhe argumente”!

Dhe përderisa Bekteshi dhe Arsovska së bashku me sektorin e hotelierisë sulmohen në lidhje me atë se a ka punëtorë të dëbuar nga puna, sa është numri i punëtorëve që kanë mbetur pa punë, para Agjencisë për punësim radhë të gjata të qytetarëve që këto ditë janë pezulluar nga puna duke presin të hyjnë në Agjenci që të paraqiten si të papunë dhe me këtë të marrin ndihmë. Të gjithë thanë se pa u njoftuar paraprakisht, pronarët e objekteve ku kanë punuar u kanë dhënë marrëveshje për ndërprerjen e marrëdhënies së punës dhe i kanë ç’ lajmëruar. Pyetjes sonë deri te drejtorja e Agjencisë për punësim, Biljana Jovanovska, se sa qytetarë janë paraqitur së fundi se kanë mbetur pa punë, ajo nuk iu përgjigj, por vetëm na dërgoi link me të dhënat për 3 muajë e parë të këtij viti.

Në lidhje me këtë temë me akuza të ndërsjella dolën edhe partia në pushtet dhe ajo opozitare. VMRO-DPMNE edhe sot doli me kritika.

“Çfarë është ai solidaritet kur i thoni ekonomisë të bëjë durim, ndërsa në të njëjtën kohë goditni të punësuarit dhe i shkurtoni rrogat, ndërsa nga ana tjetër punësoni kuadro të re partiake. Kjo nuk është kohë për politika të vogla, por për vendime të mençura. Nevojitet përgjegjësi ndaj shtetit”, tha Bojan Stojanovski, VRMO-DPMNE.

Por nga partia në pushtet, LSDM, thonë se masat që i ka sjellë Qeveria janë të mira dhe u ndihmojnë shumë kompanive.

“Filloi realizimi i pakos së madhe, së pari masa ekonomike në vlerë prej 200 milion eurove. Po luftojmë për të shpëtuar çdo vend pune, për çdo punëtorë, të sigurojmë të ardhura për çdo person. Janë miratuar edhe kreditë e para pa normë interesi nga ana e Bankës zhvillimore për 138 kompani, me 1737 të punësuar”, tha Kostadin Kostadinov, LSDM.

Qeveria paraprakisht e publikoi setin me masa ekonomike me të cilat, siç pohonte, do të ruhen 250 mijë vende pune.