Grevë e përgjithshme e të punësuarve në sektorin publik në Greqi

Për shënimin e Ditës së Punës, por edhe kundër ligjit të ri për marrëdhënie të punës të Ministrisë së Punës, Sindikata e punonjësve në sektorin publik (ADEDI) në Greqi për sot ka caktuar grevë dhe pro*testa të përgjithshme 24-orëshe në Athinë, por edhe në qytete të tjera greke.

Greva e sotme mbështetet nga organizatat dhe shoqatat e krahut të majtë, por edhe nga SYRIZA e opozitës, të cilët së bashku me unionin kanë caktuar një pro*testë në qendër të Athinës, ndërsa sindikata PAME e Partisë Komuniste, si gjithmonë, do të mbajë një tubim të veçantë para Parlamentit grek.
Greva e planifikuar do të shkaktojë probleme në trafikun detar dhe ajror në Greqi, si dhe në transportin publik në Athinë.

Anijet do të qëndrojnë të ankoruara në porte dhe nuk do të ketë fluturime në aeroportin e Athinës midis orës 11 të mëngjesit dhe 3 të pasdites me kohën lokale, për shkak të një pauze prej katër orësh nga Unioni i kontrolluesve grekë të fluturimit.
Janë anuluar fluturimet e sotme nga Athina drejt Shkupit dhe anasjelltas, fluturimet nga dhe drejt Larnakas dhe edhe 14 fluturime të tjera vendore.

Nga transporti publik në Athinë, sot vetëm autobusët do të funksionojnë, duke e pasur parasysh se punonjësit e metrosë, trolejbusit dhe tramvajit marrin pjesë në grevën 24-orëshe.
Nga Sindikata e punonjësve në Sektorit publik thotë se Qeveria, me ligjin konkret për marrëdhënie të punës, ndër të tjera, planifikon të heqë orarin e punës prej tetë orëve dhe pesë ditët e punës në javë dhe të vendos punë dhjetë orëshe, t’i shfuqizojë marrëveshjet kolektive, por edhe ta pengojë të drejtën e grevës.
Me kërkesa të ngjashme janë edhe nga SYRIZA opozitare të cilët gjithashtu do të marrin pjesë në pro*testa.

Dita e Punës në Greqi sivjet festohet dy herë – sot dhe të martën, duke e pasur parasysh atë se janë ndarë sindikatat e punonjësve në sektorin publik dhe privat dhe kështu, ai I të punësuarve në sektorin privat të nartën ka mbajtur grevë 24-orëshe, or pa organizuar pro*testa.
Megjithatë edhe nga dy sindikatat këtë vit, Ditën e Punës ia kushtojnë ndryshimeve të reja në ligjin e punës të miratuar nga Ministria greke e Punës dhe japim një mesazh që orari I punës prej tetë orëve nuk duhet të ndryshohet në asnjë mënyrë.