Kopshtet e fëmijëve do ti pranojnë fëmijët edhe përskaj paralajmërimeve të SASHK-ut, për greva, të cilat do të realizohen nëse deri të hënën nuk arrihet marrëveshje për kërkesat e sindiaktës, derisa shkollat fillore janë të ndara për cështjen e mbajtjes eventuale të grevës, bazuar në disa përgjigje të marra nga drejtorët e institucioneve arsimore në Shkup me të cilat kontaktuam ne.
“Jemi të demoralizuar nga qasja e Qeverisë ndaj kërkesave tona. Nuk morrëm kurëfarë shifra ose mendime apo qëndrime të tyre ndaj kërkesave tona, kështu që, nëse të hënën nuk marrim përgjigje se kërkesat janë pranuar, do të bëjmë grëve e cila do të zgjasë derisa nuk përmbushen kërkesat tona’, tha Joakim Nedelkov, kryetar i SASHK-ut.
Kërkesa për rritjen e rrogave që janë në kufij me minimalen që parasheh ligji janë shkak për grevën e përgjithshme të cilën për të hënën e ka paralajëmruar SASHK-u, që kur para dy ditësh bisedimet me Qeverinë përfunduan pa sukses…
Megjithatë, edhe pse SASHK-u, u ka bërë thirrje të gjitha shkollave, çerdheve, universiteteve për tu kyqur në grevë, drejtorët e çerdheve thonë se asnjë fëmijë nuk do të kthehet në shtëpi të hënën, transmeton Pa Censurë.
‘Pa dallim nëse SASHK-u dhe Qeveria gjejnë ose jo gjuhë të përbashkër në lidhje me rritjen e rrogave, ne të hënën nuk do të kthejmë prapa asnjë fëmijë”, tha drejtoresha e çerdhes Buba Mara në Lisiçe të re.
Përgjigje të ngjashme morrëm edhe nga drejtoresha e çerdhes “Srniçka” – Aerodrom
Drejtoresha e shkollës fillore “Ismail Qemajli”, në Cair, Burbuqe Imeri, na tha se nëse nuk gjehet gjuhë e përbashkët midis SASHK-ut dhe Qeverisë, të hënën nuk do të mbahet mësim dhe nuk do të pranohen nxënësit nëpër shkolla. Megjithatë ka edhe shkolla, drejtorët e të cilëve mendojnë se mësimi nuk duhet ndërprerë./novamakedonija/