‘Greqia zgjerohet me 12 milje në detin Jon’, Braçe: Mos bëni histeri, s’na ka pushtuar askush!

Zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar lidhur me projektligjin e Greqisë për zgjerimin me 12 milje në detin Jon.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe shkruan se ka marrë qindra mesazhe nga qytetarët, të cilëve u kërkon të qetësohen pasi askush nuk po i grabit asgjë Shqipërisë.

Sipas tij janë ligjet ndërkombëtare dhe kombëtare ato që garantojnë mbrojtjen e territorit shqiptar.

“Qetesohuni! Histeria nuk eshte fuqia jone, eshte dobesia jone! Po u drejtohem ju te gjitheve qe keni mesyre prej oresh ne inbox ketu, facebook, whatsapp;

QETESOHUNI! NUK NA KA PUSHTUAR KUSH E AS PO NA RREMBEN KUSH TOKE, DET! Nuk u jam pergjigjur deri tani se isha ne pune, ne zone, me njerezit, pra as me ka ikur mendja e as me eshte mekur zeri!

Por edhe sepse nuk dua te ushqej histerine qe na ze e ben tape ne te tilla raste!

Toka, deti e gjithcka tjeter qe zoti na fali ne keto ane e qe ligjet nderkombetare e kombetare na garantojne, nuk i mbron histeria, por dija, qetesia, qartesia, ligji, pasioni dhe dashuria per cdo centimeter toke e det te ketij vendi!

Nuk ka kush kohe e deshire ti jape ze asaj qe eshte e padobishme; Tani na duhet bashkim, unitet, as akuza e as gjyq banal pa prova e fakte qe bejne copash, percajne kete vend e kete popull!

Keshtu qe qetesohuni e kujtoni se si kohe me pare ra si antikushtetuese nje marreveshje e nje pushteti te degraduar; Me qetesi, qartesi e mbeshtetur fort ne ligj! Jemi po te njejtet”, shkruan Braçe.