Greqia ka shtyrë masat anticovid deri më 7 shkurt të vitit 2022.
Të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt Greqisë, pavarësisht kombësisë, pavarësisht nëse janë të vaksinuar ose kanë qenë të diagnostikuar me COVID-19, janë të detyruar të paraqesin:
Test negativ PCR, kryer brenda 72 orëve, përpara udhëtimit ose test të shpejtë antigjenik, kryer brenda 24 orëve para udhëtimit.
Të gjithë udhëtarët që hyjnë në territorin e Republikës së Greqisë, duhet të plotësojnë formularin elektronik PLF (Passenger LocatorForm), në adresën elektronike https://travel.gov.gr, me të dhënat e tyre të kontaktit në Greqi, përpara mbërritjes.
Masa vlen për të rriturit dhe fëmijët mbi 5 vjeç, pavarësisht nga vaksinimit.
Pikat kufitare të Kakavijës, Kapshticës dhe Qafbotës funksionojnë gjatë 24 orëve. Pika kufitare e Tre Urave funksionon nga ora 08:00 deri në orën 20:00.
Kujtojmë se e gjithë bota po përballet me shtim të rasteve pozitive të covid për shkak të variantit Omicron, i cili është shumë ngjitës.