Greqia shpall shtetrrethimin në Athinë dhe Selanik

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis njoftoi sot vendosjen e një shtetrrethimi në kryeqytetin Athinë, në qytetin e dytë më të madh të vendit, Selanik, si edhe në zona të tjera të prekura nga pandemia e koronavirusit të ri.
“Në këto zona do të vendoset një shtetrrethim nga ora 00:30 deri në 05:00”, tha ai në një fjalim televiziv.

Mitsotakis theksoi se mbajtja e një maske do të jetë e detyrueshme brenda dhe jashtë.
Vendimi vjen pasi vendi regjistroi sot 882 rasteve të reja COVID-19 dhe 15 vdekje.