Greqia nuk ka dhënë ndalesë të re apo ndalesë shtesë për hyrjen e shtetasve të Maqedonisë

Në Greqi nuk ekziston asnjë ndalesë e re apo shtesë për hyrjen e shtetasve të Maqedonisë përveç vendimeve aktuale, njofton korrespondentja e (MEDIAL)-s nga Athina.

Në pajtim me vendimin e dhënë ministror më 14 maj të vitit 2020 , deri më 15 qershor në Greqi vlen ndalesa për hyrjen e shtetasve të vendeve të treta, në pajtim me Agjencinë e aviacionit civil, deri më 14 qershor në mesnatë është në fuqi ndalesa e përkohshme për fluturime nga dhe drejtë Greqisë për shtatë vende, mes të cilave edhe vendi ynë, në pajtim me listën e Ministrisë së Turizmit të Greqisë, Maqedonia e Veriut është mes 29-të vendeve për të cilat nga 15 qershori do të lejohet hyrja në vend, ndërsa sipas MPJ greke më 15 qershor do të hapen kufijtë tokësor të Greqisë, këto janë vendimet aktuale, tashmë të njohura dhe të publikuara”, njofton korrespondentja e (MEDIAL)-s nga Athina.

Për informacionin e publikuar në një pjesë të mediave të Maqedonisë, në të cilat citohet kumtesë e MPJ-së greke për ndalesën e hyrjes në Greqi se “deri më 1 korrik ndalohet hyrja në Greqi për banorët e Tetovës, Çairit, Sarajit, Butelit, Haraçinës, Likovës, Kumanovës, Tearcës, Studeniçanit dhe Shuto Orizarit”. Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut , përmes “Tuiterit” zyrtar reagoi se bëhet fjalë për lajm të rremë.

“Lajmi” konkret shoqërohet edhe me kumtesën nga Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë, e cila është e shkruar në gjuhën greke megjithatë me gabime gramatikore dhe sintaksore, me siguri për përkthimin është shfrytëzuar “Gugëll transllejt”.

Gjithsesi, nga MPJ greke, nuk ka kumtesë që ka të bëjë me shtetasit e Maqedonisë.