Greqia është goditur sërish ditën e sotme nga një tërmet me magnitutë 4.6.
Sipas autoriteteve greke nuk ka raporte të dëmtimit ose lëndimit të njerëzve.
Instituti Gjeodinamik i Athinës tha se tërmeti nënujor ndodhi në 17:16 pasdite, 19 kilometra larg bregdetit jugperëndimor të ishullit lindor të Egjeut në Tilos në një thellësi prej 10 kilometrash.
Sipas raporteve, tërmeti u ndie edhe në ishullin Nisyros.
Kujtojmë se ditët e fundit Greëia është goditur nga disa tërmete me magnitutë mbi 4.