Greqia ngriti avionët/ Vjen paralajmërimi i fortë i Erdogan: Je futur aty ku nuk del dot


Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan reagoi ashpër për stërvitjen ushtarake greke pranë vendit ku Turqia po bën shpime në një zonë të diskutueshme të Mesdheut.
Sipas Euronews, Erdogan tha gjatë një fjalimi se se Greqia është duke rrezikuar “sigurinë bregdetare dhe lundruese të të gjitha anijeve në rajon” dhe paralajmëroi se qëndrimi i saj ndaj ligjit ndërkombëtar e ka zhytur Greqinë “në një kaos nga i cili nuk mund të dalë”.

Autoritetet greke e kishin bërë të qartë se forca detare dhe ajrore greke do të zhvillonte ushtrime ushtarake duke filluar nga e marta. Ndërkohë, Gjermania po rrit përpjekjet diplomatike për të parandaluar tensionet mes dy rivalëve rajonale, të cilat po përshkallëzohen rrezikshëm.

Ministri i jashtëm gjerman, Heiko Maas i mëshon idesë së gjedhjes së gjuhës së përbashkët. “Nga këndvështrimi ynë, dialogu i drejtpërdrejtë dhe hapat nga të dy palët për të stensionuar situatën, janë të një rëndësie kyçe”, citohet të ketë thënë ai, duke shtuar se Berlini druhet që një përshkallëzim i mëtejshëm i situatës mund të kishte pasoja vërtet të rënda.

Ministrat e jashtëm të BE pritet të diskutojnë mbi krizën në Mesdheun lindor në një takim jozyrtar në kryeqytetin gjerman këtë javë.