Greqia nga e hëna e heq testin e detyrueshëm për hyrje në vend

Nga e hëna Greqia e heq masën e vendosur më 19 dhjetor të vitit 2021 për teston e detyrueshëm PCR/test të shpejtë për udhëtarët e vaksinuar edhe të pavaksinuar për hyrje në vend, masë që vlen edhe për shtetasit e Maqedonisë së Veriut, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.Ministri i Shëndetësisë Tanos Plevris paradite tha se për ata të cilët kanë certifikatë të vlefshme evropiane nuk do të nevojitet test për udhëtim në Greqi.

“Nga e hëna 7 shkurt hyrja në vend për ata të cilët kanë certifikatë aktive evropiane do të jetë pa test të detyrueshëm”, deklaroi Plevrisi.

Siç është praktikë në Greqi dhe siç informon rregullisht MIA, të gjitha rregullat për udhëtim në vend hollësisht do të shpjegohen në vendimin ministror që do të publikohet në Gazetën Zyrtare.

Vendimi i fundit ministror nga 24 24 janari është në fuqi deri të hënën në orën gjatë të mëngjesit dhe parashikon test të detyrueshëm PCR apo test të shpejtë për të gjithë udhëtarët pa dallim të kombësisë dhe mënyrës së hyrjes në vend dhe pavarësisht nëse janë të vaksinuar apo jo.