Greqia mbyll kufirin me Shqipërinë, frikë nga importimi i Covid-19

Greqia mbyll kufirin me Shqipërinë, frikë nga importimi i Covid-19
Greqia mbyll kufirin me Shqipërinë, frikë nga importimi i Covid-19
Publikuar 16:09 6 Gusht, 2020
Qeveri greke ka vendosur të zgjerojë masën e mbylljes se kufirit duke nisur nga nesër në mbrëmje në orën 23.00 deri ne oren 06:00 në të gjitha pikat e kalimit doganor, përfshirë edhe Kapshticën.

Përjashtim do të ketë vetëm pika kufitare e Promakonës që është njëkohësisht edhe e vetmja pikë hyrëse për vendet e be dhe atyre ballkanike në Greqi. Autoritetet greke shprehin shqetësimin për fluksin e lartë të lëvizjeve nga dhe drejt vendeve të ballkanit, për shtetasit që bëjnë pjesë në kategoritë e qytetarëve të cilëve u lejohet lëvizja.

Gjatë ditëve të fundit në doganën e Kakavijës janë instaluar ekipe të qendrës epidemiologjike të spitalit të Janinës, si dhe mjekë ushtarakë në Kakavijë, për kryerjen e tamponit për çdo udhëtar. Deri tani numri i të prekuerve të evidentuar klinikisht që kanë hyrë në vend nga Shqipëria, është më pak se 5 persona, por vlerësohet se situata mund të përkeqësohet gjatë ditëve më vijim.