Greqia forcon rregullat antiCOVID-19 në destinacionet turistike


Greqia ka forcuar rregullat kundër koronavirusit në disa rajone turistike dhe qytete, pasi numri i rasteve me COVID-19 u rrit sërish, njoftuan sot autoritetet.

“Në shumicën e rajoneve të vendit, përfshirë Athinën, Selanikun dhe disa ishuj, nga e premtja, tavernat, baret dhe klubet duhet të mbyllen në mesnatë”, tha një zëdhënës i qeverisë.

Grumbullimet e më shumë se 50 personave janë të ndaluara në të gjithë vendin.
“Rregullat vlejnë deri më 24 gusht”, tha zëdhënësi.