Greqi, përpjekje për boj*kotimin e mallrave turke

Vendimi i Turqisë për të kthyer përsëri në xhami monumentin e lashtë të Hagia Sofias, është bërë shkak për kri*tika të ash*pra midis Athinës dhe Ankarasë. Sidoqoftë, ndërsa Greqia intensifikon përpjekjet e saj diplomatike për sank*sione ndaj Turqisë, bizneset greke kanë filluar tashmë një fushatë bo*jkotimi për mallrat dhe shërbimet nga vendi fqinj. Vassilis Korkidis, një ndër përfaqësuesit kryesorë të tregtisë në Greqi, shprehet hapur për nevojën siç e quan ai për t’iu kundërpërgjigjur Turqisë me masa konkrete. Ne jemi në dijeni të përpjekjeve që po bën qeveria (greke) në kundërpërgjigje të konvertimit të Hagia Sofias tha ai. Por, derisa kjo të finalizohet në diçka konkrete, tha Korkidis bizneset greke nuk duhet të humbin kohë për të boj*kotuar tregtinë me partnerët e tyre turq.

Edhe në nivel personal thotë ai konsumatorët duhet të bëjnë të njëjtën gjë. Ata, tha Korkidis mund ta bëjnë këtë menjëherë duke boj*kotuar mallrat turke që mbajnë numrat 868 dhe 869 në barkodin e produkteve të importuara. Megjithë armi*qësinë e vjetër midis dy vendeve marrëdhëniet tregtare janë rritur ndjeshëm vitet e fundit. Eksportet vjetore të Greqisë në Turqi arrijnë në rreth 1.6 miliardë dollarë, shumë më tepër sesa 1.2 miliardë dollarët importe nga Turqia. Nëse grekët do t’u kushtojnë vemendje thirrjeve për bo*jkot tregtar, kjo mbetet e paqartë veçanërisht në kushtet kur ekonomia e Greqisë është në ka*os për shkak të pand*emisë COVID19.