Greqi, nga sot pa PCR teste!

Të vaksinuarit dhe ata që kanë kaluar Kovid-19 dhe kanë certifikatë të vlefshme evropiane, nga e sot do të udhëtojnë lirshëm në Greqi, pa pasur nevojë për testime shtesë.

Ndërsa për të tjerët është e nevojshme rezultat negativ apo test PCR ose test i shpejtë, në përputhje me ndryshimet në masat që do të hyjnë në fuqi nga e hëna, ndërsa janë të vlefshme për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Greqia e heq masën e vendosur më 19 dhjetor të vitit 2021 për testin e detyrueshëm PCR/test të shpejtë për udhëtarët e vaksinuar edhe të pavaksinuar për hyrje në vend, masë që vlen edhe për shtetasit e Maqedonisë së Veriut.

Vendimi i fundit ministror nga 24 janari është në fuqi deri të hënën në orën gjashtë të mëngjesit dhe parashikon test të detyrueshëm PCR apo test të shpejtë për të gjithë udhëtarët pa dallim të kombësisë dhe mënyrës së hyrjes në vend dhe pavarësisht nëse janë të vaksinuar apo jo.