Greqi, masa të mëtejshme antiCOVID-19

Autoritetet greke urdhëruan sot masa të pjesshme izo*limi kundër ep*idemisë, në zona të shumta me një numër në rritje të rasteve të COVID-19. “Me më shumë se 200 raste të reja të COVID-19, të raportuara të dielën bizneset që shërbejnë ushqime e pije në Kretë Santorini Mikonos dhe ishujt e tjerë turistikë do të mbyllen në mesnatë” njoftoi një zëdhënës i qeverisë.

“Masa do të mbetet në fuqi të paktën deri më 23 gusht”, shtoi ai. Në vazhdim, kushdo që mbërrin në Greqi nëpërmjet tokës, pavarësisht se nga cili shtet, nga 17 gusht duhet të ketë një test PCR negativ jo më të vjetër se 72 orë.