Presidentja greke, Katerina Sakelaropulu është politikanja e parë që është vaksinuar kundër Covid-19 në Greqi, pas gjysmë ore është vaksinuar edhe kryeministri grek, Kirijakos Micotakis, transmeton Alsat.
Sakelaropulu dhe Micotakis janë imunizuar me vaksinën e Pfizer dhe BioNtec në dy spitale të ndryshme në Athinë.
Ndërsa për shkaqe simbolike vaksinimi u transmetua drejtpërdrejt, për të siguruar popullatën se vaksina është e sigurt.