Grenelli në Shkup, takon Ahmetin dhe Grubin

Richard Grenell, ish emisari amerikan ka takuar sot liderin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubin.

Grenell në rrjetin social “Instagram” nuk zbulon detaje nga takimi, ndërkaq nga fotografia e publikuar mësohet se takimi është zhvilluar në zyrën e Grubit në Shkup.

Grubi dhe Ahmeti nuk kanë shpërndarë njoftim nga ky takim.