Ish-i dërguari i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, në një intervistë për Top Story ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Hashim Thaçit.
Për plagën që i është shtuar dhimbjeve të luftës së Kosovës, mbajtjen e Thaçit në burg, Grenell tha se europianët po bëjnë një punë të pisët.
“Kryeministri Rama ka folur shumë hapur për z.Hashim Thaçi dhe çfarë po bëjnë europianët në gjykatën e drejtësisë në Hagë. Ai e ka quajtur Thaçin peng, dhe kjo që po bëjnë europianët është skandaloze. Duhet të jemi të aftë e të shohim përpara. Duhet ta lirojnë Thaçin, duhet ta pranojnë se çështja e Jack Smith ishte politike. Europianët duket sikur po bëjnë një punë të pistë për shkak të politikës”- tha Grenell.
I njohur për qëndrimet e tij kundër Albin Kurtit, Grnell tha se kryeministri i Kosovës kurrë nuk ka pranuar idetë e amerikanëve.
“Çështja është kjo, unë e njoh Albin Kurtim. Shikojini politikat e tij dhe ju sfidoj të gjeni një ide amerikane që ka rënë dakord. Ai ka refuzuar çdo ide, që nga Obama, Klinton e Xhoxh Bush, gjithmonë ka qenë kundër”-tha Grenell në Top Story. (https://boxmining.com)