Grenell nesër në Prishtinë, pritet të jap lajmin për heqjen e vizave amerikane

I deleguari i Presidentit Amerikan, Richard Grenell pritet të arrij në Prishtinë nesër (e hënë) thonë burime të sigurta brenda qeverisë së Kosovës.

Sipas burimeve të Indeksonline, tashmë kanë filluar përgaditjet nga ana e personelit që merret me protokollin në kuadër të kabinetit të kryeministrisë.

Sipas po të njejtave burime, Grenell pritet të sjell dhe lajme të mira siç është heqja e vizave amerikane për kosovarët.

Zbatimi i marrëveshjes së Washingtonit është një tjetër arsye për ardhjen e zyrarit të lartë amerikan.