Ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell, ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në Mitrovicën e veriut.
Ai tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ua ka treguar Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian “gishtin e mesëm”.
“Joe Bideni dhe Evropianët e ngritën një vijë të kuqe javën e kaluar. Ata thanë që Albin Kurti duhet ta de-eskalojë situatën dhe të nis zgjedhjet e reja menjëherë”, tha Grenell.
Ish-emisari i ShBA-së tha se shtetet nuk po e respektojnë Joe Bidenin.