Gazeta e njohur The New York Times e ka ngatërruar emrin e Presidentit serb Aleksandar Vuçiq me atë të Hashim Thaçit.
E përditshmja amerikane ka shkruar se Shtëpia e Bardhë ka planifikuar që të bëhet nikoqire e një takimi ndërmjet Presidentit të Serbisë dhe atij të Kosovës.
Por sipas NYT, lideri i Serbisë është akuzuar për krime lufte.
Pas këtij lëshimi, ka reaguar i përzgjedhuri i Shtëpisë së Bardhë për të ndërmjetësuar në dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
“Pas një storie katastrofike të NYT të mbushur me gabime nga Patrick Kingsley, tani kjo?”, ka shkruar Grenell në Twitter.