Grenell i reagon Kurtit: Ndërkombëtarët duhet të jenë dyshues ndaj motiveve tua

Ka pasur reagime të shumta ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, pas votimit të tij në zgjedhjet nacionale në Shqipëri.
Ndër ta është edhe ish-i Dërguari Special i SHBA-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Ai tha se ky veprim i tij i tregon shumëçka botës, teksa shtoi se komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë dyshues ndaj motiveve të tij.
“Kryeministri i Kosovës po voton në zgjedhjet e Shqipërisë.
Kjo i tregon botës aq shumë për Kurtin. Komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë dyshues ndaj motiveve të tij”, shkroi Grenell në Twitter

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1386340089022717952?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Findeksonline.net%2Fgrenell-i-reagon-kurtit-nderkombetaret-duhet-te-jene-dyshues-ndaj-motiveve-tua%2F%3Ffbclid%3DIwAR2PGwzi_AevNMSztEwzqwx9JAC4BT732M7k2DxE1V698e5xDm5wZuZKTfI