Grenell i reagon Kurtit e Osmanit: Pse nuk dënuat su*lmet e Hamasit kundër Izraelit?

Ish-emisari special i SHBA-së për dialogun, Richard Grenell është shprehur i çuditur se pse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti si dhe presidentja Vjosa Osmani nuk kanë reaguar ende për su*lmet e Hamasit në drejtim të Izraelit.
Për këtë çështje ai ka reaguar me anë të një postimi në Twitter.
“Pse Albin Kurti dhe Vjosa Osmani nuk kanë dënuar su*lmet me raketa të Hamasit?”, ka shkruar Grenell në Twitter.

Ndryshe, për heshtjen e Osmanit dhe Kurtit karshi këtyre zhvillimeve ka pasur reagime edhe në opinionin publik.Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme në Prishtinë u mbajt marsh pro*tetues në përkrahje të palestinezëve. Ko*nflikti mes Izraelit dhe Palestinës është përshkallëzuar shumë ditëve të fundit duke lënë të vr*arë mbi 100 persona.